“Jetë e Big Brother”, Abdixhiku: Pesë vitet e Qeverisë Kurti ishin një ‘show’ 

Kandidati për kryeministër nga LDK-ja thotë se pesë vitet e fundit kanë kaluar pa punë reale dhe sfidon qeverinë të tregojë projektet e nisura.

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka adresuar kritika të ashpra ndaj Qeverisë Kurti 2, duke e cilësuar periudhën e saj të qeverisjes si një shfaqje politike dhe jo si një mandat të fokusuar në realizimin e projekteve konkrete për qytetarët.

banner

I ftuar në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Abdixhiku deklaroi se pesë vitet e fundit në Kosovë kanë qenë më shumë një “reality show”, të ngjashëm me formatin e “Big Brother”, sesa një periudhë e qeverisjes efektive.

Ai theksoi se në politikë nuk duhet t’u shërbehet figurave që e shndërrojnë jetën publike në spektakël, duke shtuar se gjatë këtij mandati nuk ka pasur punë konkrete. Sipas Abdixhikut, rreth dy miliardë euro janë shpenzuar, ndërsa ai sfidoi publikisht këdo që të tregojë se cili projekt madhor është iniciuar nga kjo qeveri.

“Pesë vitet kanë qenë show, jo punë. Nëse qytetarët duan festa me goma, figura të caktuara në krye të institucioneve dhe këngë për pushkë si vlera politike, atëherë unë nuk jam duke i parë ato vlera”, u shpreh Abdixhiku, duke shtuar se qytetarët e Kosovës janë të dëshpëruar nga mungesa e rezultateve konkrete.

Kryetari i LDK-së theksoi se vendi ka nevojë për qeverisje serioze, me fokus në projekte zhvillimore dhe përmirësim real të jetës së qytetarëve, e jo në shfaqje politike dhe retorikë pa përmbajtje.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.