John Duncan për Kadri Veselin: Ishte person me funksion të lartë në zbulim

John Duncan, duke iu referuar një videoje nga takimet e UÇK-së për Marrëveshjen e Demilitarizimit, tha se Veseli kishte rol të rëndësishëm në strukturat e sigurisë.

Në procesin gjyqësor në Hagë, dëshmitari John Duncan ka deklaruar se Kadri Veseli ishte një person me funksion të lartë në zbulim dhe në strukturat policore. Ai tha këtë duke u bazuar në një video nga një takim mes komandantëve të zonave të UÇK-së dhe pjesëmarrës të tjerë, ku diskutohej për Marrëveshjen e Demilitarizimit, raporton “Betimi për Drejtësi“.

banner

“Me sa më kujtohet mua, është një person me funksion të lartë dhe në funksionin policor dhe të zbulimit,” u shpreh Duncan. Ai shtoi se nuk mund ta shpjegojë saktësisht se si e ka marrë këtë informacion për Veselin.

Gjatë pyetjeve nga prokurori Matt Halling, dëshmitarit iu kërkua nëse kishte arsye për të kundërshtuar identifikimin e personit në fjalë si Kadri Veseli. Duncan tha se nuk kishte arsye për ta bërë një gjë të tillë.

Më vonë, atij iu paraqit një fotografi tjetër ku shiheshin katër persona. Ai tha se tre prej tyre ishin komandantë zonash, duke përfshirë edhe Rrustem Mustafën – Remin.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.