“Jooooooo”: Leonora Jakupi i reagon Zana Avdiut pas videos në Politika, vetë pyet e vetë përgjigjet

Leonora Jakupi, këngëtare dhe opinioniste në Big Brother VIP Kosova, ka reaguar pas videos së Zana Avdiut, autore e emisionit feminist “Zanat”, të cilën e publikoi Gazeta Politika.

Në këtë video të Politikës, Avdiu ka pasur kritika të ashpra ndaj Jakupit dhe Olta Gixharit për ngjarjet e mbrëmshme në BBVK.

banner

Jakupi duket se e ka dëgjuar me vëmendje Avdiun, pasi ka bërë një reagim në InstaStory.

Në një reagim, ajo fillimisht ka shtruar një pyetje.

“Zanë, s’po di a me ta dhënë vëmendjen a jo?” – ka pyetur Jakupi, që duket ashiqare të ketë qenë një pyetje retorike, pasi Jakupi i është përgjigjur vetë pyetjes së shtruar nga vetë ajo.

“Jooooooo” – ka shkruar Jakupi.

Bazuar në o-të e shumta në jo-në e Jakupit, më saktë shtatë o, duket se opinionistja e BBVK-së ose ka problem me tastierën (e cila ia ka shtypur gabisht shtatë o-ja), ose përmes o-ve të shumta, ajo ka dashur të tregojë vendosmërinë e saj për të mos iu përgjigjur Avdiut.

Sidoqoftë, Gazeta Politika e njofton zonjën Jakupi se është e hapur për të dëgjuar kundërpërgjigjen e saj, kurdo që është e gatshme të reagojë ndaj videos së Avdiut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.