“Kandidati i propozuar nga PDK zgjidhet President” – Hamza sqaron qëndrimin e prerë që i komunikoi Kurtit

Bedri Hamza sqaron se partia do të marrë pjesë në votim vetëm nëse kandidati i propozuar nga PDK zgjidhet President.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka sqaruar qëndrimin e partisë së tij lidhur me zgjedhjen e Presidentit, duke e cilësuar si të panegociueshëm kushtin që kandidati i propozuar nga PDK të zgjidhet në këtë post.

banner

Në një intervistë në emisionin “Pressing”, Hamza tha se dinamika politike ndryshoi pasi u përjashtua mundësia që posti i Presidentit t’i takojë një anëtari të familjes Jashari. Ai theksoi se në takimin me kryeministrin Albin Kurti, PDK ka paraqitur një qëndrim të prerë: pjesëmarrja e saj në procesin e votimit do të ndodhë vetëm nëse President zgjidhet kandidati i propozuar nga kjo parti.

“PDK merr pjesë në procesin e zgjedhjes së Presidentit apo Presidentes vetëm nëse kandidati i propozuar nga PDK zgjidhet President. Ky është qëndrimi ynë i qartë,” deklaroi Hamza, duke shtuar se të gjitha opsionet e mundshme janë diskutuar më parë, por tani partia qëndron e vendosur mbi linjën e saj të kuqe.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.