
Pas përfundimit të procesit zgjedhor, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan ka shpallur fitoren, duke ftuar qytetarët në festën e madhe të fitores sonte në orën 21:30 te Teatri i Qytetit.
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Gjilanit ka shpallur fitoren në zgjedhjet lokale, duke e shprehur emocionin dhe mirënjohjen për përkrahjen e qytetarëve. Në një postim në rrjetet sociale, ai ka shkruar: “Gjilan, të dua me zemër! ❤️ Shihemi në festën e fitores në orën 21:30 te Teatri i Qytetit. BASHKË! ❤️”
Pritet që simpatizantë dhe përkrahës të shumtë të mblidhen në qendër të qytetit për të festuar rezultatin, ndërsa atmosfera festive pritet të dominojë mbrëmjen në Gjilan.



