
Kandidatja për Prizren nga radhët e NISM-s shpreh mbështetje dhe solidaritet për artistin dhe familjen e tij.
Kandidatja për Prizren nga radhët e NISM-s, Albulena Balaj Halimi, ka shprehur ngushëllimet e saj për këngëtarin Gjesti, pas ndarjes tragjike nga jeta të vëllait të tij.
Ajo fillimisht theksoi sfidat dhe vështirësitë që ka kaluar familja e Gjestit dhe mënyrën se si ai fitoi zemrat e shqiptarëve:
“Gjesti, djaloshi që me sinqeritet e shpirt të pastër fitoi zemrat e të rinjve, u ballafaqua me humbjen më të rëndë, ndarjen nga jeta të vëllait të tij. Një familje që pas shumë vitesh jete të vështirë arriti të dalë në dritë e të gëzojë pak më shumë, sot po përballet me dhimbjen më të madhe. Ngushëllimet e mia më të thella për Gjestin dhe familjen e tij.”



