Kapja e Maduros nga SHBA, Von Der Leyen: Qëndrojmë me popullin e Venzuelës, jemi për trancizion paqësor

Presidentja e Komisionit Evropian thotë se BE mbështet një tranzicion paqësor dhe demokratik

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se Bashkimi Evropian po i ndjek nga afër zhvillimet e fundit në Venezuelë, duke theksuar mbështetjen për popullin venezuelian dhe për një zgjidhje paqësore të situatës.

banner

Përmes një deklarate publike, Von der Leyen ka thënë se BE qëndron në përkrahje të një tranzicioni paqësor dhe demokratik në Venezuelë, duke nënvizuar se çdo zgjidhje duhet të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe Kartën e Kombeve të Bashkuara.

“Duke ndjekur nga afër situatën në Venezuelë. Ne qëndrojmë pranë popullit të Venezuelës dhe mbështesim një tranzicion paqësor dhe demokratik. Çdo zgjidhje duhet të respektojë të drejtën ndërkombëtare dhe Kartën e OKB-së”, ka shkruar ajo.

Von der Leyen ka shtuar se, në koordinim me kryediplomaten e BE-së, Kaja Kallas, dhe me shtetet anëtare, Bashkimi Evropian po sigurohet që qytetarët e BE-së që ndodhen në Venezuelë të kenë mbështetjen e plotë të Unionit në këtë situatë.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.