Kënga e Llalloshit, Konjufca: Edhe Kurti mendon se për së gjalli njeriut nuk i qitët këngë e s’i marohet permendore

Glauk Konjufca, nënkryetar i VV-së, është pyetur në lidhje me këngën e Edona Llalloshit, kandidate për deputete e VV-së, për Albin Kurtin, kryetar i VV-së.

Ai ka theksuar se edhe Kurti mendon që nuk është mirë me i kushtu këngë një njeriu apo lideri për së gjalli.

banner

“Edhe ai pajtohet, sepse kemi bisedu shumë gjatë dhe njihemi tash e 20 vite. E njoh shumë mirë, shumë personale, private…Edhe ai ndan mendimin se për së gjalli njeriut nuk i qitët këngë dhe nuk i marohet permendore. Besoj se pajtohet në këtë pikë se permendorja është mirë me iu ngrit vetëm heronjve, edhe dëshmorëve, edhe atyre që kanë kontribute që janë figura madhështore, historike” – ka thënë Konjufca.

“Permendore dhe këngë për së gjalli nuk është mirë, kjo është një bindja e ime. Unë mendoj që është princip” – shtoi ai, duke lavdëruar Llalloshin si këngëtare të mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.