
Hysen Durmishi, ministër në detyrë i Ministrisë së Mjedisit, ka njoftuar për nisjen e një inspektimi nën dyshimin për dallavere me importin dhe eksportin e pesticidive.
Durmishi ka njoftuar për hapat e ndërmarra në lidhje me mbrojtjen e konsumatorit.
“Si Ministër i MMPHI-së dhe si Qeveri, kemi politikë me zero tolerancë ndaj çdo veprimi që cenon shëndetin e qytetarëve dhe mjedisin. Jeta dhe shëndeti publik janë mbi çdo interes tjetër. Prandaj, ftojmë institucionet e rendit dhe drejtësisë që të veprojnë me prioritet dhe seriozitet të plotë. Institucionet tona janë të gatshme për bashkëpunim të plotë, në mënyrë që ligji të zbatohet pa përjashtime dhe pa ndikime” – ka shkruar Durmishi.



