
Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka reaguar pas dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.
Zulfaj ka shkruar se presidenti s’ka të drejtë të shpërndajë Kuvendin sipas dëshirës.
Postimi:
Kosova nuk është monarki, por republikë parlamentare.
Pushteti buron nga populli përmes përfaqësuesve të tij të zgjedhur dhe jo nga një person i vetëm.
Kushtetuta jonë i jep Presidentit detyra dhe kufizime, por nuk i jep privilegje mbretërore dhe askund nuk i jep të drejtën të shpërndajë Kuvendin sipas dëshirës.
Një pushtet i tillë do ta vendoste presidentin mbi përfaqësuesit e vullnetit të popullit, pikërisht atë që një republikë demokratike është ndërtuar për të mos e lejuar.



