
Doarsa Kica – Xhelili, deputete e LDK-së, ka reaguar ndaj Hekuran Muratit, ministër në detyrë i Financave, i cili shkroi orë më parë një status në Facebook.
Kica – Xhelili ka bërë një reagim të gjatë ndaj Muratit.
Madje, ajo ka shtruar disa pyetje retorike.
“A i tregove atyre që mban pozite ministrore edhepse Gjykata Supreme të ka thënë që s’ke të drejtë?
A i tregove që krenoheni kur shkelni Kushtetutën?
A i tregove që gjykatat dhe prokurorinë e sulmoni kur ju hetojnë, por i citoni kur marrin vendime në favor tuajin?” – ka shkruar ajo, transmeton Gazeta Politika.
Më poshtë mund të lexoni statusin e Muratit, ndaj të cilit reagoi deputetja e LDK-së:



