
Shkruan: Kimete Berisha
Gjykata Kushtetuese e Ambasadorëve:
Pa Serbi nuk ka Kosovë!
- Shqiptarët rritën breza me moton se ‘Pa Kosovë nuk ka Shqipëri’, por Gjykata Kushtetuese e Kosovës e sqaroi realitetin e Ri se ‘Pa Serbi nuk ka Kosovë’.
- Falenderimi për këtë shpjegim magjik i takon mbretërisë private të Ambasadorëve.
- Mbretëria e Abasadorëve ndan serbët në:
- Serbë: serioz (Lista Serbe),
- Serbë: të luhatshëm (të gjithë të tjerët).
- Prandaj, nuk pranojnë bashkëpunim…përveç serbëve të Aleksandër Vuçiqit, pronarit të Listës Serbe.
- Listën Serbe e kanë, por votat mungojnë, dhe megjithatë, sipas Ambasadorëve, Kosova nuk ekziston pa ta.
- Sipas Kushtetutës së Ambasadorëve, ekzistenca e Kosovës nuk matet nga qytetarët, por nga dëshirat e tyre.
Ironi? Patjetër
Cinizëm? Pa diskutim.
Sarkazëm: Plot.
- Komedia Kushtetuese:
Në sallën solemne, Ambasadorët e huaj ndjehen si pronarë lokali.
- Amerikanët godasin tavolinën:
“Pa Listën Serbe nuk ka Kosovë!” - Francezi filozofon: “Oui, c’est la logique kosovare”.
- Anglezi ndërpret telefonin me Elizabeta Haradinajn: “Shall we pretend this is democracy?”.
- Gjermani thotë prerë: “Regeln sind Regeln…edhe nëse janë absurde.”
- Gjykatësi shqiptar: Pa Serbi nuk ka Kosovë.
- Gjykatësi serb: këndon ndërkohë një këngë të vjetër….
Akt I: Hapja solemne
Flamujt rresht, Ambasadorët ulur në lozhë, këmbët mbi këmbë.
- Gjyqtarët shqiptarë, me lapsa në dorë rrinë drejt, seriozë.
- Ambasadorja Amerikane:
“Pa Listën Serbe nuk ka Kosovë!
Kjo është Kushtetutë, kjo është demokraci!” - Gjykatësi shqiptar:
“Pa Serbi nuk ka Kosovë…” - Gjykatësi serb këndon ndërkohë: “Moj Vjollcë me pika-pika… a je për dashni?”
Akt II: Stilolapsat e pushtetit
- Gjykatësi i parë shqiptar (me zë të ulët, i shqetësuar):
“A na lejohet të përdorim lapsa tonë, apo duhen stilolapsat e Ambasadës gjermane?” - Ambasadori Gjerman (e çon vetullën, i prerë):
“Rregullat janë rregulla. Stilolapsat tanë kanë garanci dyvjeçare.
Nuk bëhet vendim serioz me laps të thjeshtë shqiptar.
Lapsat tuaj fshijnë shumë shpejt, dhe historia nuk duhet fshirë… përveç kur e kërkojmë ne.’
Akt III: Demokracia ‘Emily in Paris’
- Ambasadori Francez (me gjest poetik):
“Oui, oui…Një laps është romantik, por një stilolaps është serioz.
Dhe Kosova duhet të jetë serioze…’. - Ambasadori Britanik (ironik.,në nxitim):
“Shall we pretend this is democracy?
Yes, let’s!
Në fund, vendimi është i njëjtë: no Serbs, no Kosovo. - Gjykatësi shqiptar, i ngatërruar:
‘Po na mbetet veç të nënshkruajmë, e ndoshta edhe të falënderojmë.
A bën në anglisht, a duhet edhe frëngjisht për protokoll?
Akt IV: Ku është populli!
Në fund, një gjyqtar i drejtohet popullit:
“E ku mbetët Ju?
Pa Ju nuk ka shtet.”
Publiku përgjigjet:
- ‘Pa Serbi nuk ka Kosovë!
- ‘Pa Ambasadorë nuk ka vendime!
- ‘Pa humor, nuk kemi shpëtim!”
Absurdi i Komandantëve të djeshëm:
- Dje luftuan për liri, sot e duartrokasin paqen e frikshme.
- Dje ushtarë fukarenj të atdheut, sot milionerë të kujdesshëm në një dramë ndërkombëtare ku Kosova nuk ekziston pa Serbinë.
P.S. – Punchline rebel:
I ain’t marching anymore,
Call it peace or call it treason,
Call it love or call it reason.
Ju shkoni në djall, unë bëj pallë!



