
Braho fiton me shumicë votash në garë kundër Xholit, Gokajt dhe Musabellit
Klodjan Braho është zgjedhur sot kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), duke marrë 7 vota në procesin e votimit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Në garë për këtë post ishin gjithsej katër kandidatë: Adnan Xholi, i cili mori 3 vota, Elvin Gokaj me 1 votë, ndërsa Doloreza Musabelliu nuk mori asnjë votë.
Me këtë rezultat, Braho do të zëvendësojë Altin Dumanin si drejtues i SPAK për mandatin e ri.



