
Ditëve të fundit, në koluare të ndryshme është spekuluar në mënyrë intensive për një koalicion të mundshëm në mes LDK-së dhe Nismës.
Në fakt, edhe Gazeta Politika ka raportuar kohë më parë për negociata mes Lumir Abdixhikut, kryetar i LDK-së, dhe Fatmir Limajt, kryetar i Nismës.
Mbrëmë, Arben Ahmeti, autor i emisionit “Adresa” në Kanal 10, ka treguar disa informacione interesante rreth negociatave për këtë koalicion.
Sipas Ahmetit, Abdixhiku ia ka hapur derën Nismës.
“Abdixhiku ia ka hapur derën Nismës për Kosovën” – tha Ahmeti, transmeton Gazeta Politika.



