
Arianit Koci po qëndron në Beograd të Serbisë në cilësinë e avokatit të Mit’hat Lozhanit, ish-ushtar i UÇK-së, që u arrestua javën e kaluar në Serbi.
Koci ka ngritur alarmin, duke treguar se procesi po shkon në drejtim që kërkon “reagim të menjëhershëm”.
Tutje, Koci ka theksuar se ka informacione për trajtim “fizik të papërshtatshëm” të Lozhanit.



