
Deputetja e LVV-së thotë se mund të tërhiqet nëse arrihet marrëveshje politike në të mirë të Kosovës.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku, ka deklaruar se vazhdon të jetë kandidate për presidente të Kosovës.
Në një përgjigje për RTV21, Kollçaku tha se aktualisht mbetet në garë për postin e presidentes, por la të hapur mundësinë e tërheqjes nëse arrihet një marrëveshje politike.
“Deri tani jam, por jemi në pritje të opozitës se çfarë do të na propozojë. Krejt çka është në të mirë të Kosovës”, u shpreh ajo.



