Komandanti i KFOR-it takohet me Kurtin, diskutohet forcimi i bashkëpunimit për sigurinë

Gjeneral Ulutaş riafirmon angazhimin e KFOR-it për stabilitetin në Kosovë dhe rajon gjatë takimit me kryeministrin në detyrë Albin Kurti.

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutaş, është takuar sot me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin. Për takimin ka njoftuar vetë KFOR-i përmes faqes zyrtare, ku është bërë e ditur se të pranishëm kanë qenë edhe ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, si dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

banner

Sipas njoftimit, gjenerali Ulutaş dhe kryeministri Kurti kanë shkëmbyer mendime rreth forcimit të bashkëpunimit ndërmjet KFOR-it dhe institucioneve të Kosovës.

“Gjeneral Ulutaş theksoi angazhimin e palëkundur të KFOR-it për të vazhduar kontributin në sigurinë në gjithë Kosovën dhe rajonin”, thuhet në komunikatë.

Në fund të njoftimit KFOR-i nënvizon se vazhdon të punojë në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e BE-së për sundimin e ligjit (EULEX).

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.