
Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, ka publikuar letrën e Donald Trumpit, president i ShBA-së, përmes sëcilës Shqipëria u ftua të jetë pjesë e Bordit të Paqes për Gazën.
Në letër, Trumpi shkruan se është nder i madh që të ftojë Ramën në këtë bord.
Tutje, Trumpi ka shkruar se ky bord i bashkon një grup kombesh të dalluara.
“Arritja jonë sjell së bashku një grup kombesh të dalluara që janë gati të marrin mbi supe përgjegjësinë fisnike të ndërtimit të PAQES së PËRHERSHME, një Nder i rezervuar për ata që janë të përgatitur të udhëheqin me shembullin e tyre, dhe të përkushtohen me mjeshtëri për një të ardhme të sigurtë e të begatë për brezat që do të vijnë. Në një te ardhme të afërt, ne do t’i mbledhim partnerët tanë të mrekullueshëm e të përkushtuar, shumica e të cilëve janë Udhëheqës Botërorë shumë të respektuar” – ka shkruar Trump në letër.



