
Përfaqësuesja Arbëreshë Krasniqi tërheq numrin 122, ndërsa partia thotë se hyn në garë me “lidership, dinjitet dhe vizion”.
Është konfirmuar zyrtarisht se Nisma Socialdemokrate do të garojë e vetme në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 28 dhjetor. Gjatë tërheqjes së shortit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përfaqësuesja e partisë, Arbëreshë Krasniqi, ka tërhequr numrin 122, me ç’rast Nisma është pozicionuar si subjekt i veçuar në fletëvotim.
Në një postim të saj, Krasniqi u shpreh:
“Të dashur qytetarë, në numrin 122 Nisma Socialdemokrate ka Lidership, ka Dinjitet, ka Vizon, ka Liri, ka UÇK, ka dashni për Kosovën!”
Me këtë, Nisma Socialdemokrate zyrtarisht hyn në garë si subjekt i vetëm, duke synuar të forcojë prezencën e saj në Kuvendin e Kosovës.



