
Glauk Konjufca, mandatar për formimin e qeverisë, nuk ka arritur t’i marrë 61 vota, aq sa janë të nevojshme për t’u aprovuar qeveria nga Kuvendi i Kosovës.
Në seancë, Konjufca mori vetëm 56 vota nga deputetët e pranishëm.
Sjellim ndër mend që Konjufca propozoi Albin Kurtin për zëvendëskryeministër të parë dhe ministër të Punëve të Jashtme.
PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja kritikuan këto propozime, duke mos e votuar formimin e qeverisë.



