
Andin Hoti, ministër për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, është duke u përfolur si një nga emrat e mundshëm për president.
Ai mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvendosje.
Siç ka shkruar Express, emri i Hotit po shqyrtohet nga partia e kryeministrit Albin Kurti, në fund të afatit për zgjedhjen e presidentit, që përfundon nesër në mesnatë.
Emri i Hotit vie pasi parapraisht u përfol emri i Glauk Konjufcës, i cili nuk ka pranuar të hy në këtë proces.
Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje do ta mbajë një mbledhje në orën 13:00, ku do të diskutohet për çështjen e Presidentit.



