
Bedri Hamza, kryetar i PDK-së, ka publikuar një fotografi nga konferenca e përbashkët me Eman Rrahmanin, Visar Korenicën dhe të tjerët nga ish-Koalicioni për Familje.
Hamza ka treguar se “respekt, mirëbesimi dhe përgjegjësia për Kosovën” i kanë bashkuar gjithmonë palët.
Tutje, Hamza ka treguar se të lartëpërmendurit do të jenë pjesë e listës zgjedhore të PDK-së.
“Respekti, mirëbesimi dhe përgjegjësia për Kosovën na kanë bashkuar gjithmonë. Duke u bazuar në këto vlera, sot kemi arritur një marrëveshje me Grupin e Deputetëve të Familjes, të cilët do të jenë pjesë e listës sonë zgjedhore.
Kosova është përgjegjësi e të gjithëve dhe secili prej nesh ka rol në ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt, më dinjitoze dhe më pranë qytetarëve.
Kosova na bashkon” – ka shkruar Hamza, transmeton Gazeta Politika.



