Nisma e Limajt i hy garës e vetme, certifikohet nga KQZ-ja

Vendimi u miratua njëzëri pasi subjekti dorëzoi listën e nënshkrimeve dhe plotësoi të gjitha kriteret ligjore.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar Nismën Socialdemokrate për pjesëmarrje në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Vendimi u mor me votat pro të të gjithë anëtarëve të KQZ-së.

banner

Nga Drejtoria përkatëse u sqarua se subjekti ka plotësuar të gjitha kriteret e nevojshme për certifikim, përfshirë edhe dorëzimin e listës së nënshkrimeve, dokument që i mungonte në mbledhjen e një dite më parë. Me këtë vendim, Nisma Socialdemokrate zyrtarisht i bashkohet garës zgjedhore të fundvitit.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.