KQZ-ja kontrakton sërish kompaninë që printoi me gabime fletëvotimet për balotazh

Kompania sllovene që printoi me gabime fletëvotimet e balotazhit të 9 nëntorit është përzgjedhur sërish nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetor.

Kompania CETIS për zgjedhjet e parakohshme do t`i printojë fletëvotimet dhe  broshurat e kandidatëve për deputetë. 

banner

Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, që figuron në faqen “e-prokurimi”, vlera e kontratës është mbi 275 mijë euro.

KQZ-ja ka thënë se ftesa për ofertim u është dërguar 6 operatorëve ekonomikë dhe ka pranuar vetëm “një ofertë administrativ të përgjegjshme nga grupi Cetis & Cetkos”. 

Në këtë aktivitet të prokurimit ftesa për ofertim u është dërguar gjithsej 6 operatorëve ekonomikë (4 vendorë dhe 2 të huaj). Kemi pranuar vetëm një ofertë administrativisht të përgjegjshme nga grupi i operatoreve ekonomik Cetis & Cetkos, dhe pas një procesi të vlerësimit është shpërblyer me kontratë ky operator ekonomik si ofertues i vetëm. Vlera e kontratës është: 275,742.40€”, thuhet në përgjigjen e KQZ-së për KOHËN. 

Sa i përket masave që KQZ-ja ka ndërmarrë ndaj kompanisë e cila ka printuar fletëvotimet me gabime për balotazhin e zgjedhjeve lokale, KQZ-ja ka thënë se “janë realizuar dënime në ekzekutim për operatorin ekonomik për fletëvotimet e shtypura me gabime teknike”. 

KQZ-ja po ashtu ka thënë se janë ndërmarrë masat për evitim të gabimit. 

“Para procesit të prokurimit, KQZ ka miratuar specifikimet teknike të fletëvotimeve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Sipas këtyre specifikimeve, në hapësirën e fletëvotimit ku shkruhet kodi i vendvotimit, do të shtypet dhe një QR Code, që do të shërbejë për identifikimin digjital të kodit të vendvotimit. Gjithashtu, është kërkuar nga OE që gjatë shtypjes së variablave të rritet niveli i kontrollit dhe kjo do të dokumentohet gjatë gjithë procesit”, është thënë nga KQZ-ja. 

Fletëvotimet e printuara me gabime nxitën diskutime të shumta e dyshime për keqpërdorim të votave, sidomos në komunën e Mitrovicës.

Shkaku i gabimeve, KQZ-ja formoi një komision vlerësues për fletëvotimet edhe nga komunat e tjera.

E ky institucion pranoi edhe një raport nga vet kompania, në të cilën është evidentuar se 1874 fletëvotime, të shpërndara në 18 komunat ku është zhvilluar rundi, janë printuar me gabime

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.