KQZ-ja merr vendim të rinumërohen votat në 10 komuna

Komisioni Qendror Zgjedhor ka marrë një vendim të ri.

Ky institucion ka vendosur për të rinumëruar votat në 10 komuna.

banner

Siç raporton KOHA, KQZ-ja ka vendosur që rinumërimi të ndodh në dhjetë komuna, përfshirë 100 për qind të kutive në disa prej komunave.

“Deri dje, 12 janar, janë verifikuar 33 vendvotime, ku rezulton se votat e kandidatëve të numëruara në Qendrat Komunale të Numërimit nuk pasqyrojnë numrin e votave të kandidatëve të evidentuara në fletëvotime”, ka njoftuar KQZ-ja.

Bazuar në këto gjetje, KQZ-ja ka vendosur që në 10 komuna të rinumërohen 100% e vendvotimeve. Këto komuna janë: Dragash, Kaçanik, Leposaviq, Prizren, Skenderaj, Shtime, Ferizaj, Vushtrri, Mamushë dhe Ranillugu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.