
Nezir Kraki, kandidat për deputet në listën e VV-së, duket se nuk e mori shumë afër zemrës kritikën që ia bëri Xhevdet Pozhari, analist, për vonesën disa minutëshe në debatin e mbrëmshëm në Tëvë 1.
Përkundër se Pozhari e kritikoi me shaka, Kraki kishte fjalë të mira për analistin e rregullt në Këndin e Debatit.
Kraki tha se do të ishte i nderuar nëse Pozhari do të ishte pjesë e listës si kandidat i VV-së.
“Më kish nderu prezenca e z. Pozharit në listë, isha ndi më i sigurt” – tha Kraki.



