KRU “Prishtina” paralajmëron rrezik të shtuar për vërshime dhe u bën thirrje qytetarëve të marrin masa paraprake

Rritja e ujërave shtojnë rrezikun në zonat e ulëta dhe përgjatë lumenjve. Kompania kërkon kujdes të shtuar nga qytetarët.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për rrezik të shtuar nga vërshimet gjatë orëve në vijim, pas rritjes së nivelit të ujërave dhe parashikimeve të motit që paralajmërojnë reshje të mëdha. KRU “Prishtina” u bën thirrje qytetarëve të shmangin zonat e ulëta dhe ato pranë lumenjve për të minimizuar rrezikun.

banner

Në njoftimin e kompanisë kërkohet zbatimi i disa masave paraprake:

Shmangni lëvizjet pranë lumenjve dhe kanaleve të ujërave. Mos parkoni automjetet në zona të ulëta ose të rrezikuara. Siguroni bodrumet dhe hapësirat e brendshme nga depërtimi i ujit. Ndiqni njoftimet dhe udhëzimet nga institucionet përkatëse.

KRU “Prishtina” thekson se të gjitha ekipet teknike dhe humane janë në gjendje gatishmërie për të ofruar ndihmë në rast nevoje.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.