
Gjuro Macut tha në Londër se vendi i tij nuk mund të pranojë më presione politike që lidhen me marrëdhëniet ndaj autoriteteve në Prishtinë.
Kryeministri i Serbisë, Gjuro Macut, ka deklaruar në Londër se Serbia duhet të dalë nga “rrethi vicioz i kushtëzimeve politike të papranueshme”, që sipas tij, kanë të bëjnë me statusin e Kosovës.
“Duhet të dalim nga ky rreth vicioz i kushtëzimeve të vazhdueshme politike, të cilat për ne janë absolutisht të papranueshme. Ne jemi vazhdimisht të kushtëzuar me hapa të caktuar ndaj autoriteteve në Prishtinë,” tha Macut pas takimit në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, që u mbajt në Londër.
Ai shtoi se këto kushte nuk duhet të bëhen pengesë për zhvillimin dhe rrugën evropiane të Serbisë.
“Këto kushtëzime nuk duhet të jenë pengesë për Serbinë,” theksoi kryeministri serb, duke nënvizuar se Beogradi do të vazhdojë të mbrojë interesat e tij shtetërore dhe kombëtare në proceset ndërkombëtare.



