Kryeprokurori Kryeziu: Manipulimi i rezultatëve i organizuar, i pamundur pa ujdi të katër partive më të mëdh

Prokuroria Themelore në Prizren ka zbuluar një nga rastet më të mëdha të dyshuara për manipulim zgjedhor në vend, ku mbi 68 mijë vota dyshohet se janë falsifikuar apo manipuluar, ndërsa 109 persona janë ndaluar nën dyshimet për vepra penale që lidhen me procesin zgjedhor.

Në një konferencë për media, Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu, bëri të ditur se të ndaluarit dyshohen për falsifikim të rezultateve zgjedhore, dhënie dhe marrje ryshfeti, si dhe kanosje, duke theksuar se hetimet kanë zbuluar një skemë të organizuar ndërhyrjeje në votën e qytetarëve.

banner

“Secili prej atyre që ka guxuar t’i fusë duart në votat e qytetarëve është ballafaquar me forcën e ligjit”, deklaroi Kryeziu.

Sipas tij, bëhet fjalë për manipulime që tejkalojnë çdo gabim teknik apo njerëzor, pasi në disa raste diferencat arrijnë në mijëra vota për kandidatë të caktuar.

“Mund të kuptoheshin gabimet e vogla të dhjetëra votave. Këtu bëhet fjalë për mijëra vota të manipuluara e falsifikuara. Ka kandidatë me nga 100, 200 e deri mbi 6 mijë vota të shtuara në mënyrë të paligjshme. Në një vendvotim numri i votave të manipuluara ka shkuar deri mbi 2 mijë”, tha ai.

Hetimet kanë treguar se në rajonin e Prizrenit pothuajse të gjitha vendvotimet e numëruara në Qendrat e Numërimit nga subjektet politike kanë pasur parregullsi, ndërsa vetëm një vendvotim rezulton pa keqpërdorime.

Sipas shifrave të prezantuara nga Prokuroria, vetëm në Komunën e Prizrenit janë shtuar 40,497 vota dhe janë hequr 27,520 vota, duke çuar diferencën totale të keqpërdorimeve në 68,017 vota.

Kryeprokurori theksoi se përmasa e manipulimit sugjeron një bashkërendim të organizuar mes komisionerëve zgjedhorë, duke shtuar se një operacion i tillë do të ishte i pamundur pa përfshirjen e përfaqësuesve të subjekteve kryesore politike.

“Do të ishte e pamundur gjithë këto vota po të mos kishte kompromis të të gjithë komisionerëve të deleguar nga katër partitë më të mëdha të Kosovës”, u shpreh Kryeziu.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.