
Reperi me origjinë shqiptare e me famë botërore, Action Bronson, ka sjellë një moment të veçantë në episodin më të fundit të serisë së tij në platformën Youtube, “F*ck, That’s Delicious” (FTD), ku i ftuar ishte kryebashkiaku i New Yorkut, Zohran Mamdani.
Gjatë bisedës, Bronson e sfidon atë të flasë shqip, duke krijuar një nga momentet më të komentuara të episodit.
Në videon që po qarkullon në rrjetet sociale, Mamdani dëgjohet duke thënë “Ju bëftë mirë”, i udhëzuar nga reperi shqiptar.
Episodi është vlerësuar si një ndër më të veçantët e serisë, duke ndërthurur ushqimin, kulturën dhe humorin, ndërsa momenti në shqip ka tërhequr vëmendje të veçantë nga publiku shqiptar online.



