Kryetari i Skenderajt kërkon largimin e dy përfaqësuesve të PDK-së në KQZ

Fadil Nura thotë se sjellja e tyre në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka qenë “për keqardhje” dhe nuk ka mbrojtur interesat e partisë.

Skenderaj – Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, ka kërkuar nga Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, që të largojë nga pozitat dy përfaqësuesit e PDK-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Kjo kërkesë vjen pas zhvillimeve të djeshme në Mitrovicë, ku ka dyshime për vjedhje votash nga Lëvizja Vetëvendosje në disa shkolla dhe klasa, çështje që aktualisht po shqyrtohet nga prokuroria.

banner

Nura ka theksuar se sjellja e dy përfaqësuesve të PDK-së në KQZ “ishte për keqardhje” dhe nuk ka mbrojtur “dinjitetin dhe qëndrimet politike dhe interesat” e partisë. Në një postim zyrtar, PDK-ja ka theksuar se anëtarët e saj në KQZ përfaqësojnë partinë në tërësi, dhe sjellja e tyre ka qenë në kundërshtim me interesat e partisë dhe angazhimin për mbrojtjen e votës së qytetarëve.

Partia ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të kryetarit Memli Krasniqi për lirimin e dy përfaqësuesve dhe zëvendësimin e tyre me anëtarë të tjerë me integritet të lartë profesional dhe politik, të cilët do të mbrojnë me dinjitet interesat e PDK-së dhe votën e qytetarëve të Kosovës.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.