
Në vitin 1999, Adem Demaçi, veprimtar i madh i çështjes kombëtare, ishte ndër njerëzit e rrallë që kundërshtonte Marrëveshjen e Rambujesë, të cilën delegacioni kosovare e kishte pranuar.
Në një video nga arkivi, e ripostuar së fundmi, Demaçi pyetej nga gazetarja për këtë kundërshtim.
Demaçi, fitues i Çmimit Sakharov, thoshte se Marrëveshja e Rambujesë kufizohej në një autonomi të cunguar.
“Po, për atë kohë unë kam qenë kundër, sepse ajo çfarë ofrohej në atë letër, të cilën e morëm në Shkup nga zoti Cook, ajo ishte një diçka që kufizohej në një autonomi shumë të cunguar, me të drejta shumë të vogla për shqiptarët, me të drejta shumë të mëdha për regjimin serb, 12 mijë ushtrarë, sipas asaj marrëveshje, duhej të mbeteshin në Kosovë, 3-4 mijë policë duhej të mbeteshin në Kosovë” – thotë Demaçi, transmeton Gazeta Politika.



