Kurti i bindur: Municionet e para nga fabrika në Gjakovë do të dalin në fund të 2026-s

Albin Kurti, kryeministër në detyrë, në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës ka prezantuar kërkesa për shpronësim të pronave të paluajtshme për ndërtimin e zonës industriale në Gjakovë.

Me miratimin e kësaj pike, Kurti ka thënë se do t’i hapin rrugë në terren për fabrikën e municioneve, të parët e këtij lloji në Kosovë.

banner

“Kjo do ta rrisë sigurinë, do ta forcojë ushtrinë dhe do të rrisë kapacitetet tona. E bën edhe më të veçantë që po e miratojmë në Ditën e Forcës. Ndërtimi i kësaj fabrike do të përfundojë brenda vitit të ardhshëm. Municionet e para do të dalin në fund të vitit 2026. Do të shërbejë kjo zonë industriale edhe për investitorë të tjerë që jemi në kontakt për lloje të ndryshme të produkteve ushtarake, dronë ushtarakë dhe civilë ‘Made in Kosova’”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.