Kurti i kërkon Osmanit t’i japë autorizimin Gërvallës për një marrëveshje me Belgjikën

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, ka miratuar propozim-vendimin për t’i kërkuar Presidentes Vjosa Osmani dhënien e autorizimit për nënshkrimin e Marrëveshjes për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale me Qeverinë e Belgjikas.

Sipas Kurtit, kjo marrëveshje vjen në funksion të thellimit të raporteve dypalëshe në fushën e drejtësisë dhe forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar.

banner

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, theksoi se negociatat me palën belge tashmë kanë përfunduar dhe është arritur pajtueshmëri për tekstin e marrëveshjes.

Ajo bëri të ditur se qëllimi i kësaj marrëveshjeje është krijimi i një baze ligjore të qartë për bashkëpunim, harmonizimi i procedurave dhe përmirësimi i strukturës ligjore dhe institucionale të sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.