Kurti i shtron darkë Ambasadës Amerikane: Jemi gjithmonë mirënjohës ndaj ShBA-së

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka shtruar një darkë për të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, me rastin e Ditës së Falënderimeve.

Në takim mori pjesë edhe ekipi i saj diplomatik nga Ambasada e SHBA-së.

banner

Kurti ka bërë të ditur se kjo është hera e dytë që një aktievitet i tillë zhvillohet në këtë format, pas atij të vitit të kaluar me ish-ambasadorin Jeffrey Hovenier.

“Në fillim të kësaj jave kisha kënaqësinë të shtroj një drekë për të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, së bashku me ekipin e saj, për Ditën e Falënderimeve.Kjo është vetëm hera e dytë që mblidhemi në këtë format me miqtë dhe kolegët tanë nga Ambasada e ShBA-së. Hera e parë ishte vitin e kaluar me ish-ambasadorin Hovenier. Urojmë dhe synojmë që kjo të shndërrohet në një traditë shumëvjeçare.Jemi gjithmonë dhe thellësisht mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara për kontributin historik në lirinë tonë, për rolin në zhvillimin e shtetit dhe shoqërisë sonë, edhe për partneritetin mes dy vendeve tona.Gëzuar Ditën e Falënderimeve popullit amerikan!” – ka shkruar Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.