Kurti i tregon ministrit gjerman: Radoiçiqi vazhdon të paraqesi rrezik për Kosovën

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka takuar ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Johann Ëadephul.

Në takimin që u zhvilluar në ambientet e Kuvendit të Kosovës, Kurti ka përmendur edhe Milan Radoiçiqin, i dyshuari kryesor për sulmin në Banjskë të Zveçanit më 2023.

banner

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit shkruhet se Beogradi zyrtar refuzon t’ia dorëzojë Radoiçiqin dhe grupin e tij Kosovës.

Kryeministri nënvizoi faktin se edhe më shumë se dy vjet pas sulmit terrorist në Banjskë, ku mbeti i vrarë një rreshter i Policisë së Kosovës, udhëheqësi i këtij grupi terrorist dhe paramilitar, Millan Radoiçiq, vazhdon të endet i lirë në Serbi dhe Beogradi zyrtar refuzon t’ia dorëzojë atë dhe grupin e tij Republikës së Kosovës, përkundër fakteve për përfshirjen e tij në sulm dhe aktakuzës së prokurorisë së Kosovës ndaj tij, ndërkohë që ai dhe grupi i tij vazhdojnë të paraqesin rrezik për sigurinë e vendit” – u njoftua nga Zyra e Kryeministrit.

Kryeministri u shpreh se Republika e Kosovës është e vendosur dhe e përkushtuar të punojë bashkë me Gjermaninë për të thelluar raportet bilaterale dhe për të avancuar në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Me këtë rast, ai theksoi se Republika e Kosovës meriton që të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe që Komisioni Evropian duhet ta dorëzojë sa më parë pyetësorin për anëtarësim” – ka shtuar Zyra e Kryeministrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.