Kurti kërkoi gjykatë speciale për “Sarajevo Safari”, Vuçiq nervozohet: Nuk e dinë çfarë bëjnë

Disa ditë më parë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kërkoi një “gjykatë speciale” për krimet në lidhje me safarin e Sarajevës, turizmin e vrasjes së njerëzve për para, ku dyshohet se mori pjesë edhe Aleksandar Vuçiqi.

Duket se kjo kërkesë ka nervozuar presidentin autoritar serb.

banner

Ai sot përmendi këtë temë, duke e përmendur edhe “Shtëpinë e Verdhë”, një vend në Shqipëri, ku pretendohej qëmoti për aktivitete ilegale gjatë luftës së fundit në Kosovës.

“Mund të organizosh 1,000 gjykata, nuk ia vlen… Por nervozizmi i Prishtinës është për shkak të Shtëpisë së Verdhë dhe problemeve që kanë. Ata nuk dinë çfarë të bëjnë. Po flasim vetëm për Shtëpinë e Verdhë, por vetë fakti që dikush po u merr 14 për qind të territorit është në kundërshtim me të gjitha dispozitat e së drejtës publike ndërkombëtare, gjë që i bëri evropianët të hidhen tani. Ata e hapën vetë kutinë e Pandorës, nëse dhe kur do ta mbyllin… Nuk jam i sigurt. Ne gjithmonë e kemi respektuar ligjin, kemi parime dhe politikë, dhe këta të tjerët jo – thotë ai.

Çfarë tha Kurti?

“E ashtuquajtura shtëpi e verdhë në Shqipëri nuk ka ekzistuar kurrë si vend për trafikimin e organeve nga pjesëtarët e UÇK-së, por është pjesë e narrativës hibride të Serbisë kundër UÇK-së dhe Shqipërisë. Ajo është iniciuar nga deputeti rus Konstantin Kosachev, më 15 prill 2008, as dy muaj pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Shtëpi të verdhë nuk ka, por ka gjithnjë e më shumë informacione dhe fakte se ka pasur ‘Sarajevo safari’, ku rol thuhet të ketë pasur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Për një shumë të hollash, nga kodrat përreth Sarajevës mund të qëlloje boshnjakë civilë me snajper në qytetin e rrethuar në fillim të viteve ’90. Për të hetuar dhe gjykuar krimet e ‘Sarajevo safari’ do të duhej të angazhohej ndonjë gjykatë speciale ndërkombëtare”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.