Kurti kujton Skenderbeun: Personaliteti më i rëndësishëm i shqiptarëve të të gjitha kohërave

Albin Kurti, kryeministër në detyrë i Kosovës, ka përkujtuar heroin e kombit shqiptar Gjergj Kastrioti – Skenderbeu, i cili ndërroi jetë më 17 janar të vitit 1468.

Kurti ka vlerësuar lartë figurën dhe personalitetin e Skenderbeut.

banner

Sipas Kurtit, Skenderbeu është personaliteti më i rëndësishëm i shqiptarëve të të gjitha kohërave.

“Gjergj Kastrioti – Skënderbeu është personaliteti më i rëndësishëm dhe më i njohur në tërë historinë e shqiptarëve, të të gjitha kohërave. Sot janë bërë 558 vite nga dita kur ai vdiq në Lezhë, i rrethuar nga bashkëluftëtarët dhe lavdia e fitoreve të tij. Më 17 janar 1468, Skënderbeu vdiq pas një çerekshekulli tejet intensiv që e kishte kaluar në krye të rezistencës kundërosmane dhe në përpjekje për të ndërtuar aleanca politike me fisnikët arbër dhe faktorë të tjerë politikë në regjion” – ka shkruar Kurti, ndër të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.