
Maqedonci njofton për pranimin e dërgesës së radhës të sistemeve raketore anti-tank të kontraktuara me Roketsan.
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se sot Ushtria e Kosovës ka pranuar dërgesën e radhës të sistemeve raketore anti-tank OMTAS, të cilat janë kontraktuar me prodhuesin shtetëror turk Roketsan në dhjetor të vitit 2023.
Sipas Maqedoncit, OMTAS (Orta Menzilli Tanksavar Silah) është një sistem modern raketor anti-tank me rreze të mesme veprimi, i zhvilluar për të neutralizuar mjete të blinduara moderne, përfshirë tanke me mbrojtje reaktive, si dhe fortifikata mbrojtëse ushtarake.
Ai theksoi se rritja e llojllojshmërisë dhe sasisë së sistemeve raketore anti-tank ka për qëllim mbulimin e distancave të ndryshme të veprimit, terreneve dhe skenarëve të kërcënimit, duke rritur fleksibilitetin operacional të ushtrisë.
Lajmi është shpërndarë edhe nga Kryeministri Albin Kurti, i cili përmes një reagimi publik ka shkruar:
“Më të fortë, më të sigurtë: sistemi antitank turk OMTAS, pjesë e arsenalit të ushtrisë sonë.”



