
Albin Kurti, kryeministër në detyrë, ka folur në lidhje me ndërprerjen e Dialogut Strategjikë nga ana e ShBA-së.
Kurti e ka pranuar se kanë dallime me Amerikën, por duke nënvizuar se nuk janë prishur marrëdhëniet.
“Duam të qartësojmë për qytetarët tonë se bëhet fjalë për pezullimin e planifikimit për Dialog Strategjik, e jo të Dialogut Strategjik si proces të nisur e as të komunikimit të rregullt që ne e kemi. Nuk jemi prishur me Amerikën, por kemi disa dallime” – ka deklaruar ai, transmeton Gazeta Politika.
“Ndonëse opozitarët po e stërmadhojnë në dritë negative çdo ndodhi për raportet e qeverisë sonë me qeverinë amerikane, unë nuk dua t’i minimizoj vendimet e fundit. I siguroj qytetarët qe qeveria jonë i trajton seriozisht deklaratat dhe qëndrimet e ambasadës amerikane” – ka theksuar tutje Kurti.



