
Albin Kurti, kryetar i VV-së, ka mbajtur një fjalim, ku ka folur për PDK-në dhe kryetarin e ri të saj, Bedri Hamza.
Ai ka treguar se ishte Hamza i pari që nga opozita refuzoi votimin e buxhetit.
Tutje, Kurti ka folur edhe për opozitën, duke thënë se krejt çfarë synon ishte që VV-ja të mos e formonte qeverinë.
“Nganjëherë janë disa ndërrime, që mos me pasë ndryshim. Ti mundesh me ndërru emrin e njeriut dhe fytyrën e personit, por nëse qendrimet janë identike, nuk po ndryshon situata. Edhe këta nuk kanë qenë në gjendje të bëjnë qeverinë vetë. Krejt cfarë dëshironin të bënin është që të mos e bëjmë ne qeverinë. Një farë mënyrë në kushtet kur s’mundeshin me u gëzu me sukseset e veta, dëshironin që të gëzoheshin me mossuksesin tonë” – tha Kurti.



