
Albin Kurti, kryetar i VV-së dhe kryeministër në detyrë i Kosovës, ka përkujtuar Smajl Hajdarajn, ish-veprimtar i LDK-së, deputet i Kosovës dhe ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Rugovë.
Kurti ka vlerësuar lartë figurën e Hajdarajt.
Tutje, Kurti theksoi se vrasjet e motivuara politikisht nuk janë krime ordinere.
“Vrasjet e motivuara politikisht dhe vrasjet e aktivistëve politikë dhe veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk janë krime ordinere, por goditje në jetën politike të Kosovës dhe në ecurinë e shtetndërtimit të Republikës së Kosovës. Andaj mbetet shumë me rëndësi zbardhja e plotë e këtyre vrasjeve, si vënie e drejtësisë për viktimat, për familjarët, për bashkëveprimtarët dhe për mbarë shoqërinë e popullin tonë” – ka shkruar Kurti, ndër të tjera.



