Kurti pret ambasadorin gjerman në takim lamtumirës, pavarësisht letrës së BE-së

Ambasadori Jorn Rohde viziton zyrën e kryeministrit në detyrë, i pari diplomat pas kërkesës së BE-së për të shmangur takime deri në formimin e qeverisë së re.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në një takim lamtumirës ambasadorin e Gjermanisë, Jorn Rohde. Ky është takimi i parë i këtij lloji në zyrën e Kurtit pas letrës së Bashkimit Evropian që kërkonte nga ambasadorët të mos zhvillonin takime zyrtare me të derisa të formohet qeveria e re.

banner

Në fjalën e tij, Kurti shprehu mirënjohje për pesë vitet e shërbimit të Rohdes në Kosovë, duke e cilësuar atë si ambasadorin që ka shërbyer më së gjati në vend. Ai tha se Gjermania mbetet një partner qendror i Kosovës në bashkëpunimin ekonomik dhe në rrugën drejt integrimit evropian.

Kryeministri theksoi se Gjermania mbetet partner qendror i Republikës së Kosovës në bashkëpunim ekonomik dhe në rrugën tonë drejt integrimit evropian. Më tej, ai veçoi ndër të tjera bashkëpunimin e ngushtë në fusha si energjia, arsimi dhe mbrojtja e mjedisit”, thuhet në njoftim.

Gjatë takimit, u diskutuan edhe tema të sigurisë, bashkëpunimi me KFOR-in dhe procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, i cili u arrit gjatë mandatit të ambasadorit Rohde. Në fund, Kurti i uroi ambasadorit gjerman shëndet dhe suksese në jetën e tij të mëtejshme.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.