Kurti pyetet për shpërndarjen e Kuvendit nga Osmani: Çështjet e politikës ditore marrin përgjigje në Prishtinë

Kryeministri tha në Prekaz se sot është dita e aktiviteteve për Epopesë e UÇK-së dhe do të përgjigjet më vonë për çështjet politike.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur në Prekaz lidhur me vendimin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.

banner

Kurti nuk ka dhënë koment të detajuar për këtë çështje, duke thënë se për zhvillimet politike do të flasë më vonë nga Prishtina.

“Sot është dita e dytë e Epopeja e UÇK-së. Në ora 13:00 kemi ekspozitë, ndërsa në ora 19:00 kemi akademi përkujtimore. Për të gjitha çështjet e politikës ditore do t’iu përgjigjem nga Prishtina”, ka deklaruar Kurti.

Ai i bëri këto komente gjatë aktiviteteve përkujtimore që po mbahen në Prekaz në kuadër të shënimit të Epopesë së UÇK-së.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.