Kurti: Qeverisja jonë përmblidhet në katër fjalë “ushtri edhe veri, nëna edhe fëmijë”

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, nga Gjakova ka përkufizuar mandatin e tij qeverisës me katër fjalë, duke theksuar investimet në mbrojtje, sigurinë në veri dhe përkrahjen për lehonat e fëmijët.

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka përmbledhur katër vitet e qeverisjes së tij në nivel qendror me katër fjalë simbolike: “Ushtri edhe veri, nëna edhe fëmijë”.

banner

Gjatë një tubimi me qytetarët e Gjakovës, Kurti ka deklaruar se këto katër fjalë përfaqësojnë shtyllat kryesore të punës së qeverisë së tij, duke përfshirë forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit, përmirësimin e situatës së sigurisë në pjesën veriore të Kosovës dhe mbështetjen financiare për nënat dhe fëmijët.

“Të dashur qytetarë të Gjakovës, nëse do ta përmbledhja katërvjeçarin e qeverisjes sonë në katër fjalë, do të ishte kështu: Ushtri edhe veri, nëna edhe fëmijë”, ka thënë Kurti.

Në këtë tubim, ai ka shprehur mbështetjen për kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Gjakovës, Ardian Gola, i cili do të përballet në rrethin e dytë zgjedhor me kandidatin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, që kërkon mandatin e tretë në krye të komunës.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.