Kurti thotë se sot do të dërgojë ftesa për t’i takuar kryetarët e partivezgjedhjen e presidentit

Kurti thotë se ka zhvilluar disa takime me Lumir Abdixhiku dhe Bedri Hamza, por nuk u arrit marrëveshje për një kandidat konsensual.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se do t’u dërgojë ftesa liderëve të partive opozitare për një takim në fillim të javës së ardhshme, me qëllim që të diskutohet çështja e zgjedhjes së presidentit.

banner

Kurti i bëri këto deklarata gjatë një ngjarjeje në Qendren Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku tha se përpjekjet për një marrëveshje me opozitën kanë vazhduar për disa javë.

Ai theksoi se ka zhvilluar tri takime me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, si dhe dy takime me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

Sipas tij, dy emrat e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për postin e presidentit dolën vetëm pasi u bë e pamundur arritja e një marrëveshjeje me opozitën.

“Vetëm kur u bë e pamundur figura konsensuale, dhe kur PDK kërkoi që ne t’ia siguronim votat për dy kandidatët e saj pa na treguar fare emrat, më pak se 30 orë para mesnatës së 5 marsit ne e nxorëm emrin e Glauk Konjufca. Dhe vetëm tre orë para mesnatës nxorëm edhe emrin e Fatmire Mulhaxha-Kollçaku”, ka deklaruar Kurti.

Ai shtoi se në 48 orët e fundit para afatit të 5 marsit nuk pati takime mes palëve, gjë që sipas tij ka qenë një gabim. Kurti theksoi se është e nevojshme që dialogu politik të vazhdojë për të gjetur një zgjidhje për zgjedhjen e presidentit.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.