
Flutura Kusari, juriste, ka shkruar një reagim në lidhje me ndodhinë e mbrëmshme në T7, ku debati i ashpër në mes deputetit të GUXO-s, Nezir Kraki, dhe analistit Parim Olluri gati sa nuk përfundoi në përleshje fizike.
Ndonëse Leonard Kërquki, autor dhe moderator i emisionit “Pressing”, tentoi të ndërprente debatin disa herë, Kraki e Olluri përfunduan në këmbë e afër pëleshjes fizike.
Në lidhje me këtë temë, Kusari ka shkruar se Kërquki është një moderator me përvojë shumë vjeçare, transmeton Gazeta Politika.
Tutje, Kusari i ka reaguar edhe Donika Gërvalles, minister në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
“Leonard Kerquki eshte moderator me pervoje shume vjecare, nder me te miret qe kemi ne Kosove, i cili sonte gjate nje incidenti veproi pikerisht sic duhet.
Dhuna fizike, verbale apo ngacmimet jane te papranueshme.
Njejte e papranueshme eshte gjuha nencmuese dhe ofenduese e Donika Gervalles ndaj Leos dhe T7.
E pabesueshme qe ud. Zevendes Kryeministrja e Kosoves degradon deri ne kete mase. Marre!” – ka shkruar Kusari.



