
Kusari thotë se kishte indikacione se jo të gjithë deputetët e LVV-së do ta votonin Osmanin dhe se presidentja është ngutur me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit.
Shefja e Grupit Parlamentar të Alternatives, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se presidentja Vjosa Osmani nuk i kishte të garantuara votat për t’u rizgjedhur në këtë post.
Në një intervistë në Tëvë1, Kusari-Lila tha se kishte indikacione të qarta se jo të gjithë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje do ta mbështesnin Osmanin në votim.
“Jam e bindur se kanë munguar votat. Në votimin në kuti kemi pasur indikacione të qarta që së pari nuk do të jenë të gjitha votat e grupit tonë parlamentar. Ka pasur konfirmim që nuk janë të gjithë grupi ynë në favor të rizgjedhjes”, ka thënë Kusari-Lila.
Ajo nuk ka treguar nëse votat kundër mund të kenë ardhur nga partneri i koalicionit Guxo, duke shtuar se për këtë duhet të deklarohet vetë kjo parti.
Kusari-Lila theksoi gjithashtu se sipas saj nuk kanë qenë të sigurta as të gjitha votat nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke komentuar deklaratën e kryetarit të saj Lumir Abdixhiku se nuk kanë asgjë kundër kandidaturës së Osmanit.
Megjithatë, ajo tha se vazhdon të qëndrojë prapa deklarimeve të saj ku ka vlerësuar punën e Osmanit gjatë mandatit pesëvjeçar si presidente. Kusari-Lila shtoi se sipas saj, Osmani është ngutur me dekretin për shpërndarjen e



