Kusari-Lila: S’ka asnjë krizë me furnizim me naftë në Kosovë

Mimoza Kusari – Lila, ministre e Tregtisë, ka folur në lidhje me çështjen e naftës.

Në një postim, ajo ka shkruar se nuk ka krizë me derivatet e naftës.

banner

“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit njofton qytetarët se nuk ka asnjë krizë në furnizimin me derivate të naftës në Kosovë.

Bazuar në të dhënat nga subjektet që merren me importin dhe tregtimin e derivateve, stoqet janë në nivel të rregullt dhe në suazat e zakonshme, njësoj si para zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme. Furnizimi në treg është stabil dhe pa ndërprerje” – ka shkruar Kusari – Lila.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.