Kusari: Me shumë kënaqësi do ta votoja Osmanin si presidente, nëse arrihen 80-të vota

Mimoza Kusari – Lila, kryetare e Alternativës dhe deputete e zgjedhur e Kuvendit të Kosovës, ka folur në lidhje me rizgjedhjen e Vjosa Osmanit si presidente edhe për një mandat.

Kusari – Lila ka vlerësuar se nëse arrihen 80-të vota, pra konsensusi, atëherë do ta votonte me kënaqësi Osmanin.

banner

“Unë jam vetëm një votë në Kuvendin e Republikës së Kosovës nga 120 votat e Kuvendit. Në situatën kur ne të arrijmë konsensusin për 80 vota, me shumë kënaqësi do ta votoja zonjën Vjosa Osmani – Sadriu për një mandat të dytë si presidente e vendit” – tha Kusari-Lila në Tëvë 1.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.